MENU
klinika

Trojet e shitura nga Bashkitë

Lame: Dokumentet për të marrë tapitë e tokës dhe shtëpisë

24.05.2019 - 19:11

Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame ka shpjeguar sot rrugën që duhet të ndjekin personat që kanë blerë tokë për truall nga bashkitë që në vitin 1991 për të marrë tapitë për shtëpinë dhe truallin.

Përpara rreth një viti Qeveria miratoi VKM 442/2018 për trajtimin dhe rregjistrimin e banesave të ndërtuara përpara vitit 1991. Ky proces po jep rezultatet e veta, duke futur në proces rregjistrimi mijëra banesa të ndërtuara përgjatë gjysëmshekullit socialist.

Mirëpo hallet dhe belatë e këtij populli nuk paskan të mbaruar.

Në një konferencë mediat Artan Lame shpjegoi situatën dhe bëri të ditura rrugët që duhet të ndjekin pronarët për të marrë tapitë.

Konica.al publikon të plotë shpjegimin e Lames për ti ardhur në ndihmë të gjithë përfituesve.

artan-lame-konica.al
artan-lame-konica.al
  • SITUATA

Me VKM-në e vitit të kaluar, vumë në rrugën e zgjidhjes ndërtimet e përpara vitit 1991, por Bashkitë edhe pas atij viti (pra 1991) kanë vijuar në mënyrë masive të ndajnë troje banimi për nevoja të tyre.
Këto troje, në shumicën e tyre janë dhënë pa procedura të rregullta, me procedura që kanë mbetur varur, apo edhe pa procedura fare. Me këto dokumenta qytetarët kanë vijuar ndërtimin dhe në fund janë gjendur përpara situatës ku nuk kanë mundur të rregjistrojnë si të ligjshme banesat e tyre, për shkak të dokumentacionit të mangët të truallit.

Procesi i dhënies së këtyre trojeve nga Bashkitë ka filluar që në vitin 1991 me Komitetet Egzekutive Pluraliste, ka vijuar më pas vit pas viti me Bashkitë, ka njohur pikun e vet në vitet 1996-1998 dhe më pas ka qenë më i kufizuar, pavarësisht se në mënyrë absurde ka vijuar edhe në vitet 2006-2007. Them në “mënyrë absurde”, pasi me hyrjen ne fuqi të Ligjit të ri të Qeverisjes Vendore në vitin 2000, kjo procedurë ekstraligjore duhej të ishte shuar, por realiteti nuk ka qenë i tillë.

Por, ndërsa më në fund është ndërprerë procesi i dhënies së këtyre trojeve, kalvari i banorëve për të rregjistruar banesat e tyre nuk ka mbaruar asnjëherë.
Sot në të gjithë vendin janë rreth 12-13.000 banesa dhe troje në këtë situatë absurde, ku rekordin e mban Saranda me rreth 3500 troje të dhëna në këtë mënyrë.
Të tilla troje ka me shumicë edhe në Gjirokastër, në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Berat, Fier, Elbasan, Lezhë, Kukës, Shkodër, etj.

E them me përgjegjësi që, në një pjesë të rasteve, procesi i dhënies së këtyre trojeve ka qenë i parregullt apo i paligjshëm.
Por pavarësisht kësaj, faji nuk është i banorëve, por i vetë njësive vendore apo i Kryetarëve të Bashkive dhe Këshillave Bashkiakë, që i kanë hyrë këtyre aventurave, për të cilat ende sot e kësaj dite pasojat i paguajnë qytetarët të cilët kanë qenë në mirëbesim.

  • ZGJIDHJA

Nëpër vite të gjitha qeveritë e kanë përballur problemin, por asnjëherë nuk i është dhënë zgjidhje shteruese dhe e detajuar ligjore atij.
Sot me kënaqësi dal përpara qytetarëve për të lajmëruar se edhe këtë problem e vumë në rrugën ligjore të zgjidhjes.
VKM e miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë (VKM 329/2019), përcakton rregullat dhe dokumentacionin e nevojshëm që mundëson rregjistrimin në zyrat vendore të Kadastrës të këtyre trojeve dhe banesave.

Tipologjitë kryesore:

a. Procedura e shitjes së truallit ka qenë e paregullt apo si pasojë e neglizhencës së Bashkisë.
b. Dokumentacioni i lejes së ndërtimit nuk ka qene i plotë.
c. Qytetari ka bërë 30-50% të pagesës së truallit, por më pas nuk ka vazhduar procedurën, ose nuk ka paguar pjesën tjetër të detyrimit.
d. Ligji per shtiblerjen e trojeve i vitit 1995 dhe/ose me ligjin e vitit 2001, kishte konflikt me këtë procedurë dhe kontrollet KLSH apo vetë zyrës e kanë evidentuar si shkelje.
e. Qytetari i eshte drejtuar Bashkisë, por nga kjo e fundit nuk është vijuar me plotesimin e procedurës për paaftesi apo neglizhencë.

Qytetarët që e vuajnë këtë situatë, duhet të fillojnë të grumbullojnë dokumentacionin që kanë, pra aktin për dhëninen e truallit, faturën e pagesës së truallit, lejen e ndërtimit përkatëse, apo çdo lloj dokumenti tjetër provues.
Pas kësaj, duhet të paraqesin kërkesë pranë zyrave vendore të Kadastrës, për rregjistrimin e truallit dhe të objektit përkatës.

Trualli i perfituar me Vendim te Keshillit Bashkiak, e dhene per leje ndertimi, eshte ende ne emer te qytetarit dhe ky i fundit, nuk e ka shitur tek te tjere, ai mund te kerkoje regjistrimin. (nëse nuk është regjistruar dhe shese/bleje apo ta vërë kolateral lirisht, atë nëse janë plotësuar këto kushte).

Dokumentat kryesore për të vazhduar procedurën për regjistrim, janë:

1. Vendimi i bashkise se asaj kohe, per dhenien qytetarit kete toke per ndertim
2. Kur kontrata e kalimit te pronesise mbi token nga bashkia eshte firmosur, pra eshte bere sipas legjioslacionit te kohes
3. Nese nuk ekziston por eshte bere ne forme tjeter jo-noteriale, por disponohen mandat pagesat e vleres se truallit
4. Nese nga qytetari posedohen dokumentacioni i lejes se ndertimit, pasuria kalon ne procedure regjistrimi.
5. Nese nuk ka dokumetat per lejen e ndertimit, por mund te vertetoje se ka vendimin e marrjes se truallit nga bashkia ose mandate pagesat per truallin, kalon ne procedrure legalizimi, por nuk do te paguje per parcelen ndërtimore (legalizimi trajton vetem objektin), duke e konsideruar ndertimin si ne pronen e vet kerkuesit.
6. Nese perfituesi i prones ja ka kaluar te treteve me shitje apo dhurmi (jo trashegimi) perpara kesaj VKM-je, ASHK kalon ne pronesi apo heq kufizimin dhe e disponojne te lire.
7. Nese trualli eshte i lire dhe seshte bere ndertimi procedohet me regjistrimin e truallit vetem ne rasttet kur mbi kete truall ka tituj pronesise te regjistruar me pare (te mbivendosur).
Kur ka mangesi te dokumenteve te lart permendura, por per subjektin eshte miratuar te pakten vendimi i Bashkise per dhenien e tokes per ndertim, regjistrimi i pronesise ose heqja e kufizimit, kryhet pasi Bashkia te kete plotesuar magesite e dokumentacionit ose procedurat e kalimit te pronesise.

Nëse Bashkia nuk vepron brenda 3 muajve, atëherë qytetarit i lind e drejta për ta çuar në Gjykatë.

Ky proces si fillim kërkon bashkëpunimin e domosdoshëm të Bashkive përkatëse. Kjo, jo thjesht prej faktit që ato e kanë iniciuar këtë proces dikur, por edhe sepse ato janë depozitare të dokumentacionit fillestar.
Por Qeveria ka parashikuar edhe situatën e vazhdimit të neglizhencës së Bashkive, pasi VKM e miratuar parashikon që për rreth gjysmën e tipologjive, procedura të vijojë direkt midis qytetarit dhe Agjensisë së Kadastrës.

Përfitoj nga rasti të ftoj qytetarët që, në këto procese le të përfshijnë zyrat e avokatëve, të cilët, duke qenë më të specializuar, janë në gjendje t’i ndihmojnë në përgatitjen e dokumentacionit përkatës.
Kjo në shumë raste lehtëson edhe punën tonë në trajtimin e këtyre praktikave.

Nesër qytetarët po deshën le të merren edhe me protestën e Opozitës, por nga e hëna i ftoj të fillojnë të përgatisin dokumentacionin përkatës për të ligjëruar pronën dhe banesën e tyre.

Së bashku po e nisim edhe këtë reformë dhe vetëm së bashku mund ta çojmë atë përpara.