MENU
klinika

Reagimi

Lista serbe fitoi zgjedhjet/ Vuçiç: Pas kërcënimeve nga shqiptarët…

20.05.2019 - 09:22

Pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës ka ardhur edhe reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç ka përshëndetur dhe falënderuar popullin serb për daljen masive në këto zgjedhje.

Njerëzit tonë kanë dëshmuar energji jashtëzakonisht të madhe dhe dëshirën se duan të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre.

Me këtë fitore nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet tona, por kemi treguar se duam unitet në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e përbashkët të tyre.

Mendoj se pas të gjitha kërcënimeve nga shqiptarët dhe disa serbë, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të luftës për interesat tona vitale dhe nacionale dhe interesat tona më të rëndësishme shtetërore”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiç nga Lista Serbe. E njëjta parti ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan.

Lista Serbe i ka fituar zgjedhjet bindshëm në të gjitha komunat, duke marrë mbi 95 për qind të votave në secilën.