MENU
klinika

Nevoja për bashkëpunim

Lufta ndaj kanabisit/ Policia e Shkodrës kërkon ndihmë

30.05.2019 - 21:25

Kontrolli i zonave të thella malore mbetet një sfidë për policinë e Shkodrës në luftë kundër kultivimit të bimëve narkotike. 3200 kontrolle në këtë qark kanë zbuluar vetëm 5 raste kultivimi.

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri ka rënë, por fenomeni nuk është zhdukur. 3200 kontrolle në qarkun e Shkodrës, kanë zbuluar 5 raste kultivimi me 919 bimë.

Sfida e policisë janë kontrollet e zonave të thella, ndaj drejtori i policisë Niko Brahimaj kërkon më shumë bashkëpunim mes institucioneve dhe mjete.

Në këtë drejtim ndihmë pritet të japin dy dronë të posaçëm.

“Duhet t’i kushtojmë vëmendje vendeve me risk, siç kemi përcaktuar. Harta e gis-it ka ardhur dhe po operojmë. Kemi pasur disa fluturime dhe monitorime nga ajri.”

Nga tryeza e task – forcës së qarkut, numri dy i ministrisë së brendshme Rovena Voda kërkoi që 2019-ta të shënojë zerimin e fenomenit. Ata që nuk raportojnë do të mbajnë përgjegjësi.

“Përgjegjësia fillon që nga unë, tek drejtuesit e institucioneve qendrore, por zbret poshtë pastaj tek ju.”

8 persona, mes të cilëve dy kryepleq dhe dy punonjës të shërbimit pyjor janë proceduar në qarkun e Shkodrës për parcelat e drogës.