MENU
klinika

Deklarata

Maqedoni e Veriut/Siljanovska pranon humbjen

06.05.2019 - 12:27

Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, në një konferencë për shtyp para gazetarëve nga selia e VMRO-DPMNE, ka pranuar humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Mediat maqedoase raportojnë se ajo tha se ndihet e përmbushur dhe del kokëlartë nga këto zgjedhje pavarësisht rezultatit.

Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundërkandidati, por nuk mendoj se unë si individ, si kandidate e VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën.

Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit,  çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska në fjalimin e saj.