MENU
klinika

Panelet antizhurmë

Mbikalimi në Fushë-Krujë/ ARRSH shton masa të reja për sigurinë

17.05.2019 - 17:23

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se pas riparimeve të mbikalimit të Fushë Krujës tashmë është rritur siguria.

ARRSH tha se po vijon puna për vendosjen e paneleve antizhurmë në të dyja anët e Mbikalimit në lartësi 3 metra.

Sipas njoftimit, këto panele janë një masë e shtuar e sigurisë rrugore në mënyrë që të parandalohet hedhja e sendeve të forta nga pjesa e sipërme e Mbikalimit tek automjetet që kalojnë poshtë.

ARRSH tha se mbikalimi i Fushë Krujës është një nyjë shumë e rëndësishme e trafikut ndërqytetës.

Gjithashtu, një arsye tjetër që e ka bërë të nevojshme vendosjen e paneleve mbrojtëse anësore është trafiku i lartë i këmbësorëve.

Kjo, për shkak se ky segment rrugor funksionon si zonë urbane në këtë pikë të rrugës.