MENU
klinika

"Mos u provokoni"

Mbledhja e grupit të PS, Rama porosi të prerë socialistëve

20.05.2019 - 12:33

Edhe sot ashtu sikurse çdo të hënë, kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar.

Kryefjala e mbledhjes mësohet të kenë qenë zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjithashtu Rama ka qenë i prerë edhe në dhënien e porosive për socialistët.

Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet.

Çdo njeriu i duhet thënë që kush cënon apo dëmton procesin nuk shkel më në Amerikë apo vende të Bashkimit Europian” – mësohet të jetë shprehur kryeministri Rama, njëherësh kryetar i PS-së.