MENU
klinika

Mbledhja e KQZ

Bindja Demokratike “fut në sherr” sekretarin e PD me Denar Bibën

20.05.2019 - 13:03

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo mbledhje është shoqëruar me debate mes nënkryetarit Denar Biba dhe sekretarit të PD-së, Ivi Kaso.

Shkak për debatin mes tyre është bërë regjistrimi i ‘Bindjes Demokratike’ në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sekretari i Partisë Demokratike, Kaso u shpreh se regjistrimi i ‘Bindjes Demokratike’ në zgjedhje është i paligjshëm.

Debati:

Biba: Ju keni ardhur si qytetar i thjeshtë, nuk keni status. Nuk ke të drejtë të pyesësh pasi nuk jeni garues në zgjedhje.

Kaso: Kemi status të përhershëm si rezultat i zgjedhjeve të fundit.

Kujtojmë se dy ditë më parë opozita joparlamentare dorëzoi në KQZ listën e anëtarëve për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso ka dorëzuar sot KQZ-së bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, listën me komisionerë.

Kujtojmë se PD dhe LSI, edhe pse nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, kërkuan të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të pasur komisionerë.