MENU
klinika

"Lufta nuk ka mbaruar"

McGregor kërkon hakmarrjen ndaj Khabib!

22.05.2019 - 20:41

Conor McGregor insiston se lufta e tij me Khabib Nurmagomedov nuk ka mbaruar, por sipas tij, rivali po vrapon nga frika.

Përballja mes McGregor dhe Khabib ishte një sfidë tepër dramatike gjatë tetorit të vitit 2018 në UFC 229 ku rusi pasi fitoi me submission ka dalë nga kafazi duke shkaktuar trazira në turmë.

McGregor nuk ka luftuar më që prej atij momenti dhe duke folur për Tony Robbins, ai ka kërkuar hakmarrje.

“Në fund të fundit, isha unë ai që dha grushtin e fundit të asaj mbrëmjeje, përpara syve të vëllait të tij.

Kështu që, megjithëse ndeshja nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lufta shkoi siç e kisha parashikuar.

Lufta nuk ka mbaruar. Nëse kjo ndeshje nuk zhvillohet përsëri, atëherë do të jetë faji i tyre. Ata po vrapojnë nga frika, unë jam gati për ndeshjen, jam gati për revanshin.”, u shpreh McGregor.