MENU
klinika

Perspektiva europiane e rajonit

Meta: Dialogu Kosovë-Serbi si marrëveshja e Prespës

09.05.2019 - 20:15

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook” shprehet se ngjashëm me shembullin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten jetike dhe të domosdoshme si bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe serioz ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Meta vlerëson se dialogu ndërmjet dy shteteve do t’i ndihmonte persektivën europiane të rajonit.

Postimi i presidentit Meta:

“Ngjashëm me shembullin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten jetike dhe të domosdoshme si bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe serioz ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe një koordinim më i mirë ndërmjet Bashkimit Europian?? dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?? mbi perspektivën e dialogut dhe të rajonit. #BBPTirana”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN