08.05.2019 - 21:35
Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Shefen për Marrëdhëniet për Jashtë të BE-së, Federica Mogherini.
Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shprehet se prania e saj në Samitin e Brdo-Brijunit është një tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara.
Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.”-shkruan Meta.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Konferenca e përbashkët