MENU
klinika

Deklarata e fortë e ish-gjeneralit

“Ministri shqiptar nuk dha armë për UÇK-në”

11.05.2019 - 16:54

“Sigurimi i armëve realisht ishte shumë i vështirë. Shqipëria kishte armë mjaft por kundërvënia e ndërkombëtarëve ishte e madhe. Kish një moskuptim edhe nga institucionet policore”, kështu është shprehur ish-gjenerali i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame.

Ai ka rrëfyer në një emision në Kosovë, për sfidat që ekzistonin për të transportuar armë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Sipas Lames pavarësisht se Shqipëria kishte shumë armë, transportimi i tyre drejt Kosovës ishte shumë i vështirë për shkak të mbikqyrjes së ndërkombëtarëve.

Sigurimi i armëve realisht ishte shumë i vështirë. Shqipëria kishte armë mjaft por kundërvënia e ndërkombëtarëve ishte e madhe. Kish një moskuptim edhe nga institucionet policore”, tha ai.

Ish-gjenerali shqiptar thotë se policia në kuadër të detyrës çdo transportim të armëve e konsideronte trafikim i armëve për përfitime materiale e jo gjest patriotik.

“Njëherë i kam thënë një ministri “duhen armë për UÇK-në”.

Ai më tha “jo se do na akuzojnë për trafikantë”. I thashë “unë kam më shumë respekt për një trafikantë që më çon armë drejt kufirit dhe përfiton pesë lekë, por nuk kam respekt për asnjërin që pengon dërgimin e armëve””.

Lame thotë se ishte shumë e rëndësishme që armët që shkonin të front, pavarësisht se dikush mund të përfitonte materialisht.

Çfarë tregojnë lëvizjet e dëshpëruara të presidentit

Vuçiç “tregon muskujt”, nxjerr ushtrinë në rrugë

Ish-drejtori i SHISH zbulon skenarin e Putin

Pse Rusisë i intereson Ballkani?

“BE dhe SHBA nuk mund të jenë ndërmjetësues…”

Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën