Pjesëmarrës në konferencën “Ramazani, muaji i mëshirës, solidaritetit dhe shëndetit ” konferencë organizuar nga Myftinia Fier aktori Mirush Kabashi nëpërmjet vargjeve ka përcjellë një apel për politikanët shqiptarë.
“Shoqërisë sonë i mungon besimi dhe janë shumë të paktë ata që besojnë.
Mungesa e besimit e ka bërë shoqërinë të harrojne vlerat shpirtërore të harrojë vlerat e moralit pa te cilat nuk mund të futemi atje ku ne aderojmë, të futemi në shoqërinë europiane, pa moral. Nuk është ligji , është morali ai që e mban shoqërinë dhe ligji është për raste ekstreme.
Politikanët tanë fshihen duke treguar unitetin e fesë por janë të parët janë që nuk e zbatojnë dhe kanë zgjedhur konfliktualitetin.”
Më pas recitoi vargjet e Çajupit që janë aq aktuale dhe për situatën ku ndodhet sot vendi.
O vëllezër shqipëtarë
Të gjithë bashkë e të pandarë
Mysliman e të krishterë perëndia na ka bërë
Jemi vëllezër të tërë
….
Mos e ndani pra Shqipërinë
Njëri tjetrin mos e hani
Si bëjnë ata që s’dinë
Besa është e gjithësisë
Por ne jemi të Shqipërisë
Se kemi pirë një sisë
Por për Perëndinë që besoni
Faluni si të doni
por lutuni tek perëndia
që të rrojë përjetë Shqipëria