Pasiguria mbizotëron në Venezuelë pas ngjarjeve të fundit. E marta filloi me një deklaratë nga presidenti i përkohshëm Juan Guaidó, i cili qëndronte me anëtarët e forcave të sigurisë në një bazë ajrore të Caracas dhe deklaroi se kishte filluar një kryengritje e gjatë ndaj regjimit të Nicolás Maduro.
Guaidó ishte i shoqëruar nga Leopoldo López, që me sa duket u lirua nga paraburgimi i tij katërvjeçar, duke anashkaluar rojet. Njerëzit iu përgjigjën thirrjes së Guaidos për protesta në rrugë dhe u ndeshën me trupat besnikë ndaj Maduros. Guaidó e quajti këtë lëvizje me rrezik të lartë, që ose do të kishte sukses ose do të shkatërrohej, ose do të transferohej në luftë civile.
Ajo që nuk është, ose nuk duhet të jetë e paqartë është thelbi politik dhe moral i kësaj situate të paqëndrueshme. Regjimi i Maduro ka shkelur të drejtat e njeriut në një shkallë masive, duke lënë qindra kundërshtarë të vdekur dhe kjo e ka çuar Venezuelën në katastrofë ekonomike.
Miliona njerëz kanë ikur në vende të tjera, duke përfshirë qindra mijëra në Shtetet e Bashkuara. Pasi u zgjodh për herë të parë në vitin 2013, Maduro humbi legjitimitetin demokratik në janar 2016. Inagurimi i tij si president për një mandat të ri në janar, në kundërshtim me paralajmërimet nga demokracitë latine fqinje, nxiti Guaidon, kreun e Asamblesë Kombëtare, të deklaronte zyrën presidenciale të lirë dhe vetë të shpallej president i përkohshëm, siç parashikohet në Kushtetutën e Venezuelës.
Prandaj, cilido qoftë rezultati përfundimtar, kryengritja e së martës nuk është një “përpjekje grushti shteti”, siç e quan regjimi i Maduro.
Përkundrazi, është e fundit në një sërë përpjekjesh legjitime dhe, në pjesën më të madhe, jo të dhunshme të venezuelianëve, civilë dhe ushtarakë, për të hedhur poshtë një regjim shtypës dhe toksik, në mënyrë që ata të mund të zgjedhin lirisht një qeveri legjitime.
Administrata e Trump e ka mbështetur Guaidón, përmes sanksioneve të reja ekonomike që synojnë ushtrimin e presionit ndaj regjimit të Maduros.
Një shenjë shpresëdhënëse ishte mbështetja e menjëhershme dhe e qartë që z. Guaidó mori nga gjashtë vende të Amerikës së Jugut, duke përfshirë katër fqinjët më të mëdhenj të Venezuelës: Kolumbia, Ekuadori, Brazili dhe Peruja. Duke punuar me këto vende, dhe jo duke ndërhyrë ushtarakisht, administrata Trump mund të rrisë gjasat që deklarata e López të martën “Është koha për të marrim lirinë” të vërtetohet.