Te Spinoza ekziston një filozofi “jete”, e cila konsiston në denoncimin e gjithçkaje që na ndan nga jeta, të gjitha atyre vlerave të jashtëzakonshme kthyer kundër jetës, të lidhura me kushtet dhe iluzionet e vetëdijes sonë. Jeta është helmuar nga kategoritë e së Mirës dhe të Keqes, të fajit dhe meritës, të mëkatit dhe shpengimit. Jetën e helmon është urrejtja, përfshirë edhe urrejtja ndaj vetes, faji.
Shpesh ngrihet pyetja se pse autorët e iluminizmit nuk konsiderohen si autorë të mëdhenj në filozofi. Shekulli i iluminizmit njihet si simbol i njohurisë dhe përparimit për njeriun, po ashtu humanizmi është lëvizje letrare dhe kulturore pjesë përbërëse e Iluminizmit. Shekulli i tetëmbëdhjetë sheh ripërtëritjen e një modeli të ri shoqëror, ku në qendër të njerëzimit trajtohet qenia njerëzor, jo nga krenaria, por për t’i dhënë mundësi përtërimi për të përmirësuar shoqërinë. Sipas Kantit, njeriu i Iluminizmit është një njeri i shkolluar, një i rritur. Idetë e Iluminizmit kanë qenë bazat intelektuale të Revolucionit Francez: qytetarët, në kërkim të lirisë, rrokën armët dhe vendosën të luftojnë për pavarësinë e tyre. Po ashtu, ndikimi i shkrimeve të tyre pati ndikim edhe në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të vitit 1776, që pohon ekzistencën e të drejtave themelore të njeriut, të tilla si liria politike dhe barazia ligjore.
Nga ana tjetër, obskurantizmi është lëvizja që ka ekzistuar kohë para iluminizmit, që në Mesjetë, por vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë disa persona i përshkruan kundërshtarët e iluminizmit letrar dhe kulturor si obskurantistë. Të kualifikohesh si një obskurantist nuk është aspak shenjë e mirë në çfarëdolloj fushe. Obskurantisti merr një qëndrim kundërshtimi ndaj përhapjes së njohurive, dëshiron të kufizojë shpërndarjen e njohurive, sepse nuk dëshiron që populli të jenë në dijeni për gjërat e demonstruara në epokën e tij. Është kundër përhapjes së teorive të reja, ndoshta nga frika e rinovimit…
Prej pëfundimit të luftës së ftohtë, janë identitetet dhe kultura që kanë krijuar konflikte dhe aleanca mes shteteve e jo ideologjitë politike. Sot jetojmë në një botë shumë qytetërimëshe, ku çdo ditë lidhen aleanca të reja mes qytetërimeve. Konflikte të shumta, që përfshijnë numër të konsiderueshëm njerëzish shpërthejnë, përjetësohen apo zhyten në dhunë ekstreme. Gjithnjë e më shumë, mund të flasim për tronditje qytetërimesh, që shpeshherë i atribuohen fesë.
Ringjallja e pasioneve fetare dhe refuzimi i dhunshëm i shkencës dhe i njohurisë: obskurantizmi po rikthehet fuqishëm. Për këtë aryse në epokën tonë të ulët, mendimi emancipues i formuluar në shekullin e tetëmbëdhjetë, nga mendjemprehtë si Volteri, Lessing ose Condorcet duket kaq i ri. Kaq aktual në “inaktualitetin” e tij.
Libra të shumtë nxjerrin në rend të ditës betejat themelore kundër supersticionit, arbitraritetit dhe errësimit të gjykimit. Fillimisht ekzistojnë “Betejat masonike” të botuara nga Philippe Foussier, mjeshtër i Orientit të Madh të Francës. Foussier është i vetëdishëm, se në çdo epokë letargjia e Arsyes ka krijuar monstra.
Të lartësosh Republikën? Për autorin, parakushti është rizbulimi i këtij humanizmi të përbotshëm që i dha Francës trashëgiminë e Revolucionit Francez, veçanërisht të Republikës së Tretë, shkëlqimin e patejkalueshëm. Po ashtu edhe eksperti gjeopolitik Dominique Moisi ndan të njëjtin horizont shqetësimi, teksa boton librin kumbues me një pasion për Arsyen. Një libër i animuar nga një ide e caktuar e Francës, e cila është sublimuar që nga Traktati i Romës në aventurën evropiane.