MENU
klinika

Të regjistruarit

Në burgjet e Greqisë në 17 muaj, 11 shqiptar të vdekur

04.05.2019 - 13:56

Për vitin 2018 janë regjistruar shtatë vdekje, ndërsa për 2019 janë regjistruar pesë të tilla.

Në përgjithësi është bërë i mundur të zbulohen dhe të identifikohen vetëm për 23 raste të tilla, pasi mungon dëshira e ambasadës sonë në Greqi për një bashkëpunim, në një kohë kur ne dy vitet e fundit numri i vdekjeve është tepër shqetësues.

10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.
25 /01/2018. Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.
15/01/2018. Gjendet i varur ne komisariatin epolicisë në Kissamos në Kretë, 54-vjeçari, babai i pese fëmijëve, që priste dëbimin pasi i kishte mbaruar leja e qendrimit 6-mujor. Familja kundërshton këtë gjë duke theksuar se nuk kishte arsye te varte veten.

16/02/2018, Gjendet i vdekur ne qeline e paraburgimit një 54-vjeçar shqiptar, babai i 5 fëmijëve, të cilit i kishte mbaruar leja e punesimit. Ai punonte në bujqësi dhe pronari i kishte dhënë strehim dhe ishi ne proces te legalizimit për lejen e tij.Ai mbahej ne rajonin e policisë në Kisamu në Hania për dëbim nga Greqia.
8 /09/2018. Në burgun e Koridhalos vritet shqiptari Franc I. 31 vjeç nga qyteti i Vlorës, për këtë vrasje ka njoftuar e motra e tij, pasi u mbajt e fshehur nga mediat greke.

25/11/ 2018. Një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mistererioze, pasi u gjend I vdekur ne kravatin e tij nga gardianet e burgut.
26/12/2018. Gëzim Shekaj 33 vjeç nga Vlora gjendet i varur në qelinë e spitalit psikiatrik të burgut të Koridhalos. Një i afërm i tij tha se 33-vjeçarit i ishin injektuar gjilpëra.

14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.

15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
27/01/2019. Në burgun e Koridhalos vritet Bardhyl Tusha i njohur edhe me emrin Bandiol Tusha nga qyteti i Sarandës. Trupi i tij i pajetë ndodhej në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzion se I dënuari ishte mbytur në qeli. Lidhur me kete vrasje Prokuroria e Athinës ka filluar hetimet.
1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.
27 /04/2000, Mondi Gjoni 18 vjeç u vra nga një polic, me një plumb në qafën , gjatë një revoltimi në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës.
25.11.94: A. Grabocka, gjëndet i vdekur ne qelinë e paraburgimit të komisariatit të policisë i të huajve në pritje për dëbim

10/10/1997 , Polici Jorgos Spanudhis qëlloi me armë zjarri dhe vrau një shqiptar në paraburgim, pasi tentoi te ikte.
16/12/1997. B. Bregkoki 30 vjeç, u vra nga polici Jorgo Spanidis në burgun Dhiavato të Selanikut.
24 Mars 2005. Në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës, gjendet i vdekur 19-vjeçari Ismail Saliko, ku u transferua në Qendrën Shëndetësorenë Kapandriti, ku u regjistrua vdekja e tij. Shkaqet janë të panjohura.
30/03/2006, Në qelinë nr.80 te godinës e katërt “D” në burgun Koridallo humbet jetën nga zjarri sëbashku edhe me me tre te tjerët 38-vjeçari Marian Greca.

15/04/2007 . Gjendet i vdekur në qelinë e komisariatit të policisë në Ilio në Agios Fanourios në Athinë 19-I Leonidha K. shtetas shqiptar. Familja proteston para policisë me një klimë të tensionuar duke mohuar se ai ka varur veten.
2/06/2009 Ismet Boshlli u gjend i varur në orën 4 të mëngjesit në qelinë e tij në burgun Malandrinu në Fokidha, ku kishte lënë një shënim në të cilin shkruante se për 9-të vjet të dënimit nuk kishte marrë asnjëherë leje, duke dënuar kushtet e këqija të burgut, si dhe i kërkoi familjes së tij të mos shqetësohej sepse ishte një akt sakrificash për të mirën e të burgosurve të tjerë.

27 Mars 2014. Kudret Kume apo Ilia Kareli, u vra në burgun e Malandrinos, ishte viktimë e një torture çnjerëzore nga gardianët. Gjykata I denoi 12 gardianët me 6 muaj pushim nga puna përfshi këtu edhe ish-drejtorin e burgut 53-vjeçar, kun ë 17 janar të 2017 vdes në një aksident pasi ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe u rrëzua nga një lartësi prej 20 metrash në autostradën Antiriou-Itea.

burg greqi-konica.al
burg greqi-konica.al

17 prill 2014. Një përleshje mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre, Viktima është një 24-vjeçar i dënuar me 12 vjet për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh.
3 gusht 2016 Gjendet i vdekur 29-vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikolaj në komisariatin e Policisl në Ano Patisia në Athinë. Në trupin e tij u gjenden shenja dhune dhe masakrimi nga ana e policisë, ku dhe vdekja ka ardhur si shkak e kësaj dhune.

12.09/2016, Gjëndet i vdekur në qelinë e burgut Malandrinu në Fokidha në godinën “Z” një shqiptar 49-vjeçar. Ai u gjend i varur ne dritaren e qelisë nga gardianët e burgut, në një kohë që bashkëvuajtësi tjetër që ishin bashkë në qeli ishte jashtë.
Incidentet po bëhen gjithnjë e më të ashpra, shërbimi nuk është në gjendje të mbrojë të burgosurit e dobët.

Gjendja ka ikur nga kontrolli në këto tre-katër vitet e fundit, duke bërë që Greqia të jetë vendi me sistemin më të keq të burgjeve në Bashkimin Europian,

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi