MENU
klinika

Nga Irena Beqiraj

Ne të bijtë e shekullit të ri që kërkojmë të ardhmen në gërmadhat e të kaluarës!

27.05.2019 - 16:22

Në shekullin e 16-të, Akademia Franceze u krijua si një bashkim i 40 mendjeve më të bukura të Francës!

Numri simbolik 40 i anëtarësisë, u respektua edhe në Shqipëri, ku në 1963, u caktua që 40 mendje të bukura duhet të kishte edhe Shqipëria.

Ndërkohë që Satiriku Piron për cilësinë e 40 mendjeve franceze thoshte “40 vetë me mendje sa për katër”

Luigji XIV i vuri Akademisë Franceze detyrë kryesore t’i thurte lavde atij vetë. “Ju zotërinj, – mund ta kuptoni se sa nderim kam për ju përderisa ju kam besuar gjëne më të shtrenjtë në botë, lavdinë time!”

irena beqiraj-konica.al

Objektivat që i vendoseshin Akademisë përcaktonin kriteret e përzgjedhjes. Ky është parim universal.

Problemi qëndron tek objektivat.

Në shekullin e 21 në Shqipëri gërmohet, qëmtohen, në gërmadhat e të kaluarës, për të çuar përpara shkencën që i takon më së shumti të tashmes edhe të ardhmes.
* * *
Dëgjoja një ditë një nga përfaqësuesit e opozitës i cili kërkonte qeveri teknike me personalitete të shquara të 30 viteve të tranzicionit të cilët nuk e nxorrën dot vendin nga tranzicioni.

Kërkonte qeveri me njerëz të cilët me veprimet, mosveprimet, heshtjen e tyre kanë kontribuar në tranzicionin e gjatë, edhe shpejtësinë e ulët të zhvillimit.

Sikur të kishim mundësi të ngrihnim të ndjerin Adil nga varri, nuk do të kurseheshim ta vinim në krye të qeverive të shpëtimit.

Thërrasim ish-liderat e të kaluarës të shpëtojnë të tashmen e të na tregojnë rrugën drejt të ardhmes.

Ku janë bijtë e shekullit të ri?

Intelektualët e të sotmes duhet të marrin një minute e të reflektojnë!

Mbi interesat personale e supës së ngrohtë të darkës duhet të mendojnë çfarë ndodh edhe pas derës së shtëpisë së tyre.

Ne jemi të bijtë e shekullit të ri që nuk mundëm ta linim kurrë plakun në shenjtërinë e tij“, duke e lënë një popull të tërë të kërkoj të ardhmen në mbetjet e gërmadhave të të kaluarës.