MENU
klinika

"Ai po shtyn momentin"

‘Negociatat’/ Basha: Rama, sot duhet të kërkonte falje për gënjeshtrën

29.05.2019 - 17:51

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve e qytetarët përgjatë Shqipërisë.

Kësaj radhe, Basha është ndalur në qytetin e Fierit, ku gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, është zotuar se do t’i japë fund tranzicionit, duke e vendosur këtë si një synim.

Më tej Basha ka fijuar me një urim lidhur me negociatat, duke shpresuar për hapjen e tyre sa më parë, pasi në këtë mënyrë, sipas tij rritet edhe kontrolli ndaj qeverisë.

“Ne synojmë ti japim fund tranzicionit dhe ti hapim rrugën Shqipërisë Europiane. Sot KE rekomandoi hapjen e negociatave. Ne kemi luftuar çdo ditë sepse kjo do i rriste kontrollin e një qeverie. Ne urojmë që Shqipërisë ti hapen sa më parë negociatat, por ka tre vite që kjo është refuzuar. Vendet anëtare në BE kanë raportet për zhvillimet në Shqipëri.”

Teksa kryefjala ishin negociatat, Basha nuk ndaloi as të sulmonte sërish kryeministrin Rama duke thënë se sot ai duhej t’i kishte kërkuar falje shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë, ku hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave”.

“Ne luftojmë të varrosim fenomenin e shëmtuar të Rilindjes, të kapjes së gjithë pushteteve, luftojmë t’i japim fund trazicionit dhe t’i hapim rrugë Shqipërisë europiane. Ditën e sotme, për të tretën herë radhazi KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi luftuar cdo ditë për hapjen e negociatave sepse kjo do të rriste kontrollin ndaj qeverie, aq më shumë një bande që e quan veten qeveri.

Ne dëshirojmë që negociata të hapen sa më shpejt, por ka tre vite që hapja e negociatave është refuzuar. Vendet anëtare kanë raportet e tyre individuale për vendin. Ata marrin vendimin mbi raportin e institucioneve për gjendjen e në vend.

Rama sot duhet t’i kishte kërkuar falje shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë, ku hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave. T’ia kujtojmë shqiptarëve se shqiptarët paguajnë për shampanjën e Edi Ramës, ja ku jemi sot pas një viti, negociatat nuk janë hapur. Më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë nga vendet anëtare që kanë parë afera të tmerrshme korruptive, si ajo e “Unazës” dhe akoma më keq, asgjësimin e çdo institucioni kushtetues.

Vendi pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë. I dinë këto të gjithë qytetarët shqiptarë, i dinë të gjithë në Bruksel edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. Partnerët tanë ndërkombëtar ja kanë bërë të qartë atij se në gjendjen aktuale, Këshilli i qershorit do të votojë për mos-hapjen e negociatave. Ky është një ndëshkim për shqiptarët që ka vetëm një fajtor, Edi Ramën dhe Qeverinë e tij. Edi Rama po bën gjithçka për ta shtyrë momentin kur Shqipëria të futet në BE”, tha Basha.