MENU
klinika

Rekomandimi i KE-së

Negociatat/ Greqia ka një kusht për Shqipërinë

30.05.2019 - 20:38

Athina zyrtare ka reaguar pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për Shqipërinë për negociatat.

Ministria e Jashtme e Greqisë deklaron se mbështet bashkimin e Shqipërisë me Unionin duke përmbushur të gjitha kushtet dhe duke evidentuar sërish çështjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, respekti për minoritetin është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të vendit.

Greqia kërkon garantim të së drejtës për vetëvendosje të minoritetit në të gjithë territorin shqiptar.

“Greqia po punon për të përmirësuar, marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet në mënyrë të palëkundur mënyrën me të cilën i bashkohet unionit evropian, duke përmbushur te gjitha kushtet e caktuara.

Siç është e qartë dhe në raportin përkatës të Komisionit Europian respekti për të drejtat e minoritetit grek është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe është pjesë integrale e 5 prioriteteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, ne presim garantim të plotë të së drejtës së vetëvendosjes së minoritetit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Një masë e premtuar nga Shqipëria për t’u miratuar deri në maj 2018″, deklaron MPJ greke.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi