Një histori që të kujton legjendën e Argjiros e cila për t’i shpëtuar pushtuesve turq u hodh nga kalaja me foshnjen në duar, por këtë herë arsyeja është krejt tjetër, Tanja Ludwig me sa kuptohet edhe nga mesazhi i saj i fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Një nënë është hedhur nga shkëmbi së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare në krah.
Trupat e Tanja Ludwig dhe vajzës së saj Tilly, u gjetën mbrëmjen e së martës në bazën e një shkëmbi poshtë pamjes piktoreske të RobertsonLookout në Kejra, pranë Wollongong.
Në postimin e saj të fundit në mediat sociale, 33-vjeçarja ndau një mesazh për njerëzit që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.
“Është mirë të mos jesh mirë. Ne të gjithë kemi nevojë për mbështetje ndonjëherë“-shkroi ajo në Facebook, së bashku me disa numra telefoni që ofrojnë mbështetje dhe këshillim për këta persona.
Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si vetëvrasje. Ludwig nga Gjermania, ishte ndarë nga partneri prej kohësh dhe jetonte me vajzën e saj në një banesë në Coniston.
Trupat e tyre u nxorën nga poshtë shkëmbit mbrëmjen e së martës.