MENU
klinika

Bandat e Shijakut

“Niçja” pesë herë kërkon lirinë, 5 herë ia refuzon gjykata

18.05.2019 - 12:19

Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve.

I njohur edhe me pseudonimin “Nicja”, Avduli kërkoi zbutje te masës “arrest në burg”, duke pretenduar mungesë të provave.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj.

Kjo është hera e pestë që Altin Avdyli kërkon lirim nga qelia.