MENU
klinika

Ftesa ndaj opozitës

Niset letra e katërt/ Rama-Bashës: “Durimi s’është të presësh duarkryq”

25.05.2019 - 15:08

Kryeministri Edi Rama edhe sot i ka dërguar një letër Bashës, ndërsa bën ftesë ndaj opozitës për ulje në tryezë në dialog pa kushte.

Kjo është letra e katërt që Rama bën në drejtim të Bashës.

Rama ka postuar në Twitter një shprehje të shkrimtarit rus Leon Tosltoi, që bën fjalë për durimin.

“Durimi s’është pritje, s’është të presësh duarkryq”, thotë Rama ndër të tjera.

Postimi i Ramës:

“Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”?

Leon Tolstoi