MENU
klinika

Bëhen bashkë prifti, imami dhe rabini amerikan

Nisma shqiptare për tolerancë fetare: Në SHBA me një Kuran, Bibël dhe Talmud

05.05.2019 - 18:53

Një imam shqiptar, një prift dhe një rabin amerikan, përfaqësues të tre feve më të mëdha në botë janë bërë bashkë në SHBA me një qëllim të vetëm: promovimin e harmonisë dhe tolerancës fetare.

Me Kuran, Bibël dhe Talmud, librat që përcjellin fjalën e Zotit, ata predikojnë se pavarësisht besimeve fetare të gjithë jemi njerëz që kemi nevojë për dashuri, bashkim dhe solidaritet.

Meqenëse në botë ka një trend në rritje të islamofobisë, antisemitizmit, racizmit dhe ksenofobisë në pergjithesi, natyrshmëria e këtij grupi ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Nisma është ndërmarrë nga imami shqiptar Gazmend Aga, i cili është tranferuar së fundmi në krye të Komunitetit Mysliman të shqiptarëve në Amerikë.

Mesazhi i përcjellë nga imami Aga po jep shumë impakt në jetën sociale për rolin e harmonisë ndërfetare në Amerikë.

Kujtojmë këtu se toleranca fetare është një aset i çmuar për të cilin vendi ynë vlerësohet nga e gjithë bota.

Madje vendi ynë është marrë shembull në çdo takim jo vetëm për tolerancën fetare por dhe mbrojtjen e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Dhe ky mesazh merr një vlerë të veçantë në kontinentin e largët në kohën kur sulmet terroriste i atribuohen pa të drejtë besimit islam.