Një panda e rrallë albine është fotografuar në një vend të shenjtë në jugperëndim të Kinës.
Fotografia u realizua me anë të një kamera me infra të kuqe në prill në Wolong National Nature Reserve, rreth 2.000 metra mbi nivelin e detit në provincën e Sichuan.
Li Sheng, një studiues me Universitetin e Pekinit, tha për CNN se asnjë panda gjigante albine nuk është parë kurrë më parë në pyll.
“Panda dukej e fortë dhe hapat i kishte të qëndrueshme. Kjo është një shenjë që mutacioni gjenetik nuk e ka penguar në jetën e saj“-tha Li.
Është planifikuar të vendosen më shumë kamera me infra të kuqe për të vëzhguar rritjen e saj si edhe për të parë si ndërvepron me pandat e tjera gjigante.
Kafshët me albinizëm, që kanë mungesë të melaninës ose pigmentit të lëkurës, shpesh janë në rrezik më të madh nga grabitqarët, pasi mund të dallohen më lehtë dhe shikimin e kanë më të dobët.