MENU
klinika

Haradinaj për ‘Der Spiegel’

“Nuk negocioj me një bastard si Vuçiç”

02.05.2019 - 13:30

Në një intervistë për “Der Spiegel”, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me presidentin serb, Vuçiç.

Ai ka komentuar edhe arsyet pse sipas tij nuk dëshironte të ulej në një tryezë për paqe me Vuçiç.

“Unë nuk do të negocioj me atë bastard”, ka thënë Haradinaj, deklaratë të cilën gazeta gjermane e ka vendosur edhe në titull të shkrimit.

“Der SpegeL’, e pëshkruan Haradinajn si një burrë shteti i rafinuar, i cili gëzon popullaritet në Kosovë.

“Po mos të ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta Republika më e re në Evropë nuk do të ekzistonte”, shkruan Der Spiegel.

Në këtë shkrim përmendet edhe nofka e Hardinaj, të cilët ai e mbante edhe gjatë luftës në Kosovë.

“Nën nofkën e ‘Smajl’, ai ka komanduar një pjesë të UÇK-së, që kulmoi me kryengritjen kundër forcave okupuese serbe në Kosovë.