MENU
klinika

Protesta kombëtare

Opozita “bën kthesë”, me drita ndezur tërhiqen drejt Kuvendit

25.05.2019 - 20:46

Më shumë se 60 minuta protestë pa asnjë incident.

Krejtësisht ndryshe kjo protestë e gjashtë kombëtare e opozitës. Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje protestuesve që me telefona ndezur ta ndjekin drejt parlamentit, si mesazh për ndezjen e shpresës.

Opozita ka mbusur sot sërish Tiranën me mbështetësit e saj për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e për zgjedhje të lira me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

1700 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Efektivët e policisë janë vendosur gardh rreth Kryeministrisë, ndërsa janë mbuluar me dritaret dhe dyert e institucionit. Kryeministri Edi Rama ka ftuar disa herë kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij.

Në mënyrë të përsëritur shefi i ekzekutivit iu drejtua Bashës me katër letra publike duke i kërkuar dialog pa kushte, pasi siç pohonte mes tjerash kryeministri, koha nuk pret sepse 30 qershori po afron.