MENU
klinika

Deklarata

Opozita bllokon rrugët, Rama paralajmëron Bashën me Kodin e ri Penal

02.05.2019 - 11:47

Teksa sot pritet që të protestojë opozita duke bllokuar rrugët, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se një gjë e tillë do të dënohet kur paketa e re të hyjë në fuqi.

“S’mund ta pranojmë si normalitet bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe për më tepër organizimin e bllokimit të qarkullimit në mënyrë të qëllimtë”,– tha Rama.

Kreu i qeverisë foli sot gjerë e gjatë për nisjen nga puna të hartimit të një pakete të re ndryshimesh ligjore që do të jenë pjesë e Kodit Penal.

Që nga siguria ushqimore, bllokimi i lëvizjes së lirë në rrugë e deri tek dhuna ndaj mjekëve, kryeministri Rama tha se do të ketë ashpërsim të dënimeve.