MENU
klinika

Pse u shty protesta?

Opozita i “prish planet” Ramës, ndryshon datën e protestës

27.05.2019 - 13:09

Opozita e bashkuar ka ndryshuar datën e protestës së radhës para kryeministrisë.

Protesta e planifikuar për datën 31 maj është shtyrë për ditën e dytë të qershorit.

Opozita e bashkuar do të jetë në protestë më datën 2 qershor.

Ndryshimin e datës së protestës opozita e lidh me Natën e Kadrit, e cila kremtohet në 31 maj dhe ditën e Fëmijëve që është 1 qershor.

Ndërkohë kujtojmë që në letrën e tij të 5-të drejtuar Bashës, Rama njoftoi shtyrjen e datës së çeljes së mitingut elektoral, fill pas lajmit se opozita do të zhvillonte protestë në 31 maj.

Njoftimi i PD:

Nisur nga fakti qe data 31 Maj eshte Nate Kadri, ne respekt te besimtareve myslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor eshte dita e femijeve;
Protesta kombetare do te mbahet me date 2 Qershor 2019, ora 19.00, perpara Kryeministrise”.