03.05.2019 - 08:36
Ditën e djeshme opozita bllokoi akse kryesore rrugore në 12 qarqe të vendit, duke paralizuar kështu qarkullimin.
Në fund të protestës opozita paralajmëroi dje intensifikimin e protestave në ditët në vijim.
Mësohet se të enjten e ardhshme opozita do të bllokojë sërish akset, por tani jo më për 2 orë, por për tre orë.
Gjithashtu mësohet se përveçse 12 akseve që u bllokuan dje, do të ketë edhe bllokim të akseve të tjera rrugore.
Kujtojmë se gjatë fjalës së tyre dje, liderët e opozitës deklaruan se rezistenca do të vazhdojë duke paralajmëruar kështu përshkallëzim të situatës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Protesta e opozitës së bashkuar