MENU
klinika

Artikulli nga Bloomberg

Opsionet e Italisë, të gjitha duken të tmerrshme!

17.05.2019 - 21:41

Duhet të mendoni pak se sa në pozitë të vështirë është Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini.

Kryeministrat e Italisë do e kenë shumë të vështirë të zhvillojnë një buxhet të qëndrueshëm për vitin e ardhshëm.

Të dy udhëheqësit e partive në pushtet, ‘5 Stelle’ dhe ‘Lega Nord’ po përpiqen të mbajnë premtimet e vështira që i kanë bërë votuesëve, por njëkohësisht nuk duhet të shqetësojnë aleatët e eurozonës dhe tregjet financiare. Kjo mbetet një detyrë e pamundur praktikisht.

Është e natyrshme që Di Maio dhe Salvini këto kohë janë tërhequr në zonën e tyre të rehatisë: fushatat zgjedhore. Dhe vërtetë, politikisht zgjedhjet e Parlamentit Evropian të këtij muaji do të kenë një peshë më të madhe se zakonisht në Romë.

Lega është normalisht partneri i vogël i ‘5 yjeve’ në koalicionin qeverisës të Italisë, por ajo po del shumë më përpara në sondazhe sesa aleati i saj.

Nëse Salvini mund Di Maio-n në votimet e ardhshme evropiane, ai do të jetë në një pozitë të fortë për të kërkuar riorganizimin e qeverisë në favor të tij, ose madje edhe zgjedhje të reja kombëtare.

Nga ana tjetër Di Maio po lufton për mbijetesën e tij politike pasi e di se një humbje e rëndë mund të nxiste një revoltë kundër tij në “5 yjet”. Për këtë arsye, ai e ka zhvendosur partinë në boshtin e majtë, duke luajtur kartën e drejtësisë sociale dhe përgjegjësive të shtetit social.

Megjithatë ky kthim në boshtin e majtë ka hapur shumë konflikte me partnerët në lega Norde.

E gjithë kjo përplasje është zbavitëse për fansat e politikës italiane. Por për tregjet financiare, mbetet vetëm një hutim i panevojshëm.

Ajo që u intereson investitorëve është të kenë një qeveri që është e aftë të përballet me sfidat e mëdha të ekonomisë italiane: rritja e ngadaltë, një deficit në rritje dhe një nga borxhet më të mëdha publik në eurozonë.

Mjerisht, një seriozitet i tillë nuk shihet askund.

Kuptohet, e gjithë kjo situatë po reflekton në tregjet ekonomike të Italisë. Salvini krijoi një konflikt të ri me Komisionin Europian kur u shpreh se Roma është duke u përgatitur për të goditur rregullat fiskale të eurozonës me qëllim uljen e papunësisë së italianëve me 5%.

Por, si gjithmonë, edhe pse Salvini zgjedh të luftojë forcat e jashtme, problemet e Italisë janë kryesisht së brendshmi. Pasiguria politike dhe ekonomike që ka kapluar vendin është katastrofale, duke pasur parasysh gjithashtu pasiguritë në rritje rreth tregtisë globale.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, po shqyrton mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtë, në qoftë se qeveria bie dhe nuk ka asnjë shumicë alternative, sipas ‘Bloomberg News’. Por edhe kjo nuk ka gjasa të ndryshojë pozitivisht tregjet financiare.

Partia ‘5 yjet’ në teori mund zhvillojë një aleancë me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, e cila është zhvendosur më tej në të majtë nën udhëheqjen e Nicola Zingaretti-t. Megjithatë, demokratët mund të konfliktohen nëse ndjekin alternativën e bashkimit me populistët.

Alternativa e risjelljes së aleancës midis Salvini-t dhe Forza Italia e Silvio Berlusconi-t do të ishte më koherente se koalicioni aktual. Por gjithsesi Salvini do të duhet të largohet nga politika e deritanishme fiskale për të qetësuar investitorët dhe tregjet.

Shpresa më e mirë për Italinë mbetet kasta e saj e re e udhëheqësve politikë, që po arrin të kuptojë madhësinë e sfidës ekonomike që ka përballë. Gjithsesi, shenjat e tanishme nuk janë inkurajuese.

Vetëm për vitin e ardhshëm, qeveria ka targetuar fitimin e më shumë se 20 miliardë eurove nëpërmjet rritjes së TVSH-së në përpjekje për të mbajtur pranë objektivave deficitin ekonomik. Por kjo do të ketë një efekt negativ për konsumatorin italian.

Ndërsa terreni ekonomik global përkeqësohet për shkak të konfliktit tregtar midis SHBA-së dhe Kinës, tregjet financiare kanë gjasa të mbesin në pozita mbrojtëse.

Sapo të përfundojë fushata elektorale evropiane, politikanët do të duhet të tregohen më të mençur dhe duhet të fillojnë të mendojnë politika më të mira për të mbajtur investitorët në Itali.

Artikulli i plotë nga ‘Bloomberg News’: Italy’s Options All Look Terrible