MENU
klinika

"Nuk njohin paranë"

Orenjë, fshati ku shkëmbimet janë ende mall me mall

23.05.2019 - 17:53

Pamundësia ekonomike dhe infrastruktura ka bërë që fshati Orenjë i Librazhdit të mbetet i izoluar nga pjesa tjetër zonës, njerëzit jetojnë në mënyrë primitive

Banorët nuk njohin paratë për të blerë produkte ushqimore. Ata akoma shkëmbejnë prodhimet e tyre si në mesjetë.

Tregëtinë e realizojnë si këmbim mall me mall, japin ato çfarë prodhojnë dhe marrin atë cfarë u nevojitet.

E vetmja mundësi për të jetuar në këtë fshat është bujqësia, e cila këtë vit ka pësuar disa dëme për shkak të kushteve të motit të cIlat kanë dëmtuar prodhimet.

Sipas KlanPlus, ky fshat në ditët e sotme po shkon drejt boshatisjes si pasojë e mungesës së infrastrukturës.

Shumë banorë janë larguar, ndërsa edhe ata që janë ende banorë të fshatit duan të largohen.

Në këtë kushte ky fshat mund edhe të zhduket nga harta e vendeve të populluara