MENU
klinika

"Violina virtuoze"

Papavrami ditëlindje me Bethovenin në Tiranë

14.05.2019 - 17:57

   Violinisti virtouz, Tedi Papavrami, luan për publikun shqiptar në datëlindjen e tij, tri sonata të Bethovenit. Për artistin, kjo datëlindje është ndër më të veçantat. Ndërsa, do të rikthehet sërish në Tiranë, për të mbyllur ciklin e 10 sonatave nga Bethoveni.

 

 

Sonatat e Bethovenit rikthyen virtuozin Papavrami, para publikut shqiptar në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. Së bashku me pianistin François-Frédéric Guy, për gati dy orë, dy artistët mbyllën sezonin artistik të festivalit “Different Trains”, me tri sonata të Bethovenit, të dytën, të shtatën edhe të dhjetën.

Violinisti shqiptar dëshironte që nëpërmjet lojës së tij, të sillte për publikun shqiptar gjendjet e ndryshme emocionale, që ka eksploruar kompozitori i njohur përmes këtyre sonatave. Në sonatën e dytë, që vjen për publikun sa në mënyrë lojcake dhe klasike, nuk mungon as dhembshuria.

 

 

 

Ndërsa, sonata e shtatë, ndonëse ka në qendër pasionin, aq sa e rrëmben publikun  nëpërmjet lojës së Papavramit, arrin përtej dhimbjes njerëzore. Sikur shprehet edhe vetë artisti, është një lloj gëzimi i brendshëm i vazhdueshëm, dehës edhe fëminor. Kur të tilla emociocne apo gjendje emocionale përcillen për publikun më së miri, edhe për violinën virtuoze të Papavramit, datëlindja në skenë është ndër më të bukurat që ka përjetuar.

 

 

Ndihem mirë, sepse sigurisht që koncerti të përqendron. Por, sigurisht, është gjëja më e mirë për një datëlindje, ta kalosh kështu, për mendimin tim”, – u shpreh Papavrami.

Sonata e dhjetë, sonata që është shkruar nga kompozitori në momentet më të vështira të jetës, kur ai kishte humbur tërësisht dëgjimin, ishte edhe më e vështira për Tedin, sepse pavarësisht se është mahnitëse falë mesazhit e forces që përcjell, është e ndërlikuar për t’u interpretuar nga të dhjetat, por edhe më e vështira për t’u perceptuar nga publiku.

 

 

   “Publikun e ndjeva të përqendruar, sepse e di, që është një vepër e vështirë”, – thotë violinisti. Tedi Papavrami premton të kthehet sërish në Tiranë, për të luajtur edhe tri sonatat e fundit të Bethovenit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Para publikut 20 vjet më pas

Artistja e njohur rrëfen emocionet


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit