30.05.2019 - 16:18
Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare parodisti i Vlorës, Muhamet Liko. Lika ndodhej në Itali për kurim mjekësor.
Aktori ka bërë për vete shqiptarët, jo vetëm me humorin e tij në role të ndryshme, por edhe me këngët që shoqëronte rolet.
Në fakt, ata ishin dhe mbeten katër. Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo si dhe Muhamet Liko, të katërt në skenë sillnin emocione të mëdha për publikun dhe si shpërblim merrnin duartrokitjet, respektin dhe mirënjohjen.