MENU
klinika

Partia serbe "ultimatum" Vuçiç

“Të arrijë marrëveshje me Kosovën!”

18.05.2019 - 16:20

Partia serbe e Vuk Drashkoviç shprehet se konfliktit i ngrirë në Kosovë është kundër interesave të Serbisë.

Mediat serbe raportojnë se Lëvzja e Përtëritjes Serbe thotë se ky konflikt i ngrirë e lë Serbinë dhe popullin serb në një vulkan, i cili mund të shpërthejë nga momenti në momente.

Konflikti ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë.

Në këto çështje të interesave kombëtare dhe shtetërore arsyeja duhet të mbizotërojë mbi emocionet. Nuk duhet të na udhëheq injoranca, urrejtja, inati, pasioni, edhe sikur ajo ta na imponohet nga shumica.

Vendimet duhet të merren mençuri, në përputhje me interesat afatgjata të Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Presidenca SPO ka deklaruar se me mos zgjidhjen e problemit të Kosovës mund të ndizen flakët e luftës, jo vetëm në mes të serbëve dhe shqiptarëve, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.

Nëse tani nuk arrijmë marrëveshje [me Kosovën], e ngarkojmë popullin dhe vendin për shumë vite në të ardhmen, por edhe brezat e ardhshëm, edhe me rrezikun se një zgjidhje e mëvonshme të jetë shumë më e pafavorshme për neve”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se SPO mbështet angazhimin e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, që me ndihmën e BE-së, të arrijë një zgjidhje të përhershme për çështjen e Kosovës.