MENU
klinika

Debate me Bibën

PD rikthehet në KQZ: Kemi të drejtë të marrim…

17.05.2019 - 14:35

Partia Demokratike është rikthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ky rikthim vjen tre muaj pasi mori përsipër vendimin për të djegur mandatet.

Njazi Kosovrasti është përfaqësuesi i PD-së që u rikthye në mbledhjen e KQZ.

Ai u shpreh se të drejtën për të marrë pjesë në mbledhjen e KQZ ia jep kodi zgjedhor.

Prania e z.Kosovrasti në mbledhje është shoqëruar me debate, me kreun e KQZ, Denar Biba.

-“Duke mos qene subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët. Ju uroj mirëseardhjen këtu. Ju nuk jeni subjekt zgjedhor”, iu drejtua Biba Kosovrastit, i cili në përgjigje iu drejtua me një pyetje kreut të KQZ.

-“Sipas jush ku duhet të jem? Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ”, tha Kosovrasti.

Ditën e djeshme, PD dorëzoi në KQZ komisionerët që do të përbëjnë KZAZ.