MENU
klinika

Zbulohet çfarë u diskutua

Përfundon takimi “kokë më kokë” Basha-Kryemadhi

01.05.2019 - 11:37

Ka përfunduar takimi mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se në qëndrimin e opozitës nuk ka ndryshuar asgjë.

Basha theksoi se kushti për dialog mazhorancë-opozitë është largimi i kryeministrit Rama.

Ai deklaroi se nesër në orën 11:00 do të ketë një prezantim nga koalicioni opozitar të planit për qeverinë tranzitore dhe në orën 18:00 të së enjtes do të ketë sërish bllokim të disa akseve kombëtare.

basha-ne-kavaje-konica.al
basha-ne-kavaje-konica.al

Jemi në një krizë të thellë, politike kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë dhe 24 orët e fundit dhe një krizë totale të integrimit në BE.

Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar kushtetutën, demokracinë, zgjedhjet, themelin e llogaridhënies së qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë.

Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në të gjithë vendin për bllokimin e disa aksve”, deklaroi Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin