MENU
klinika

Vazhdon dhuna

Përkeqësohet situata në Gaza/ 430 raketa që nga e shtuna

05.05.2019 - 14:02

Situata në Gaza është përshkallëzuar befas, me ushtrinë izraelite dhe militantet palestineze që janë përfshirë në shkëmbimin më intensiv të sulmeve mes tyre gjatë këtyre viteve të fundit.

Militantët palestinezë kanë hedhur më shumë se 450 raketa në territorin izraelit që nga e shtuna. Izraeli thotë se shumë u prekën, por një burrë u vra.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë arritur rreth 220 objektiva në Rripin e Gazës gjatë fundjavës. Palestinezët thonë se gjashtë persona u vranë në këto sulme.

Të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se kishte urdhëruar ushtrinë që “të vazhdonte sulmet e saj masive ndaj elementëve terroristë në Rripin e Gazës”.

Raundi i fundit i dhunës filloi të premten, gjatë protestave në Gaza kundër bllokadës së zones.Breshëria e raketave nga Gaza filloi të shtunën në mëngjes.

Sulmet ajrore të Izraelit kanë shënjestruar grupet militante Hamasi dhe xhihadit islamik. Hamasi, që kontrollon Gazën, thotë se katër burra palestinezë janë vrarë, si dhe një grua dhe vajza e saj 14-muajshe. Por Izraeli thotë se nëna dhe fëmija mund të jenë vrarë nga një raketë palestineze që nuk arriti qëllimin e saj.

Vendet e shkatërruara përfshijnë një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Gazës, ku Izraeli tha se përfshinte zyrat e inteligjencës së Hamasit. Turqia tha se agjencia e lajmeve shtetërore Anadolu kishte një zyrë atje. Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu i quajti sulmet izraelite ndaj civilëve “një krim kundër njerëzimit”.

Ky është sulmi i parë vdekjeprurës raketor nga Gaza që nga konflikti i korrikut dhe gushtit 2014.

Në atë vit, një ofensivë tokësore izraelite në Gaza rezultoi me vdekjen e 67 ushtarëve izraelitë. Hamasi dhe aleatët e saj nisën 4,000 sulme me raketa që vranë gjashtë civilë në Izrael.

Në Palestine, 2.251 njerëz, duke përfshirë 1,462 civilë, u vranë në konfliktin shtatëjavësh, sipas OKB.

Që atëherë, militantët palestinezë kanë vazhduar të kryejnë sulme sporadike në Izrael.

Në fillim të prillit një armëpushim u ndërmjetsua nga Egjipti, por Hamasi dhe grupet militante aleate më vonë akuzuan Izraelin për shkeljen e kushteve të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihmë ndaj krizës energjetike

Studentët ndërtojnë hidrocentral në Gaza

Vazhdon dhuna në Rripin e Gazës

Përleshjet Izrael-Hamas/ 8 të vrarë