Katër muajt e parë të këtij viti janë mbyllur me bilanc të përkeqësuar për sa i përket numrit të vrasjeve në vend.
Gjatë katër muajve të parë numri i viktimave nga krimet kundër personit është 30, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë.
Nga fillimi i vitit janë kryer 24 vrasje, 9 nga të cilat janë brenda familjes, por numër të shtuar kemi dhe vrasjeve mafioze.
Vrasjet mafioze kanë tronditur vendin nga veriu në jug, ku mund të përmenden vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, ekzekutimin e avokatit në Elbasan, ajo e Jurgen Kurtit në Tiranë, atentatin me dy të vdekur në Vlorë, por dhe krimi më i fundit në Laç që përfundoi me ekzekutimin e dy të rinjve.
Rritja e krimit në vend konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT nëpërmjet publikimit të statistikave vjetore për vitin 2018.
Sipas raportit për vitin e shkuar janë rreth 35 mijë vepra penale, me rritje 0.4% krahasuar me 2017.
Sipas INSTAT, në 2018 janë evidentuar 120 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 119 që ishin në vitin 2017, ndërsa vihet në dukje dhe numri i lartë i vjedhjeve të banesave dhe biznesve