MENU
klinika

Detajet

Pjesë e organizatës kriminale, kapet i shumëkërkuari në Lezhë

10.05.2019 - 09:36

I dënuar në Itali dhe i shumëkërkuar nga drejtësia italiane.

Një 48-vjeçar është vënënë pranga nga policia në Lezhë, me qëllim ekstradimi.

Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi A.L.48 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”, parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• A.L.48 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”, parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.