MENU
klinika

Skenari i opozitës

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kalojnë në gadishmëri për protestën e nesërme

10.05.2019 - 19:46

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë kaluar në gadishmëri për protestën e nesërme të opozitës.

Ora 18:30 e së shtunës do i gjejë sërish opozitaret në sheshin para Kryeministrisë në protestën e katërt kombëtare për largimin e Edi Ramës.

Opozitarët kanë lajmëruar se protesta e së shtunës do të jetë vendimtare. Grupi organizator po merret me detajet e fundit, ndërsa burime bëjnë me dije se protesta do të zgjasë per me shume se 3 orë.

Edhe Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me protestën që do të mbahet neser.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka bërë thirrje për protesta paqësore dhe të qeta.

Postimi i plotë:

“E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Ndërkohë kryetari i PD, Lulzim Basha nga Kamza u shpreh se protesta e nesërme do të jetë goditja finale ndaj tiranisë së krimit.

Në fjalën e tij, kryedemokrati ritheksoi se pa Partinë Demokratike, zgjedhjet e qershorit, sipas tij nuk do të zhvillohen.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash.

Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit.

Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN