MENU
klinika

"Borchardt turp për ju"

Policia “merr në mbrojtje” ambasadorin e OSBE-së dhe familjen e tij

18.05.2019 - 17:47

Vetëm pak ditë pas parullës që u vendos në pallatin ku banon ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt ka ardhur një vendim i policisë.

Policia e Shtetit, pas vendosjes së parullës “Borchardt shame on you”, ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE-së së bashku me familjen e tij.

Policia e Shtetit së bashku me atë private monitorojnë me kamera të gjithë hyrjet e daljet në pallatin ku ata banojnë.

Kujtojmë që Ambasadat e SHBA-së, BE, por edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë kanë dënuar parullën kundër ambasadorit duke e cilësuar si sulm dhe hakmarrje.