MENU
klinika

Kriza në Venezuelë

Pompeo: Maduro s’do të jetë pjesë e të ardhmes së vendit

06.05.2019 - 16:18

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të dielën se presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro nuk mund të “jetë pjesë e së ardhmes së Venezuelës”.

Në një intervistë me ABC, Pompeo tha se “Maduro është në pushtet për momentin, por ai nuk mund të qeverisë”.

Duke përmendur “varfërinë e madhe, urinë e madhe” të Venezuelës dhe mungesën e ilaçeve për fëmijët e sëmurë, Pompeo tha “ky nuk është dikush që mund të jetë pjesë e së ardhmes së Venezuelës”.

“Nëse ky ndryshim ndodh sot apo nesër ose pas një jave, kjo nuk mund të parashikohet,” vazhdoi Pompeo.

Kur u pyet nëse një pushtim i Venezuelës është një opsion, tha Pompeo, “mos gaboni, ne kemi një gamë të plotë opsionesh për të cilat po përgatitemi”.

I pyetur nëse Presidenti Donald Trump beson se mund të ndërhyjë pa autorizimin e Kongresit, Pompeo tha, “Presidenti ka gamën e plotë të autoriteteve të Nenit II dhe unë jam shumë i bindur se çdo veprim do të ishte i ligjshëm”.

Ndërkaq, shtatë oficerë venezuelianë kanë gjetur vdekjen, pasi helikopteri i tyre u përplas për një shpat mali. Helikopteri me dy lejtnant kolonelë dhe katër ushtarakë më të ulët si dhe një pilot, po udhëtonte dje nga kryeqyteti Karakas drejt qytetit San Karlos, ku Presidenti Nicolas Maduro po takohej me trupat në një akademi ushtarake. Nuk është e qartë nëse helikopteri ishte pjesë e delegacionit presidencial që po shkonte në San Karlos.

Presidenti Maduro u shfaq përkrah trupave në akademinë ushtarake, duke sinjalizuar se nuk ka dezertime në ushtri, siç shpresonte opozita. Dje në Karakas një protestues i dorëzoi një polici një apel me shkrim për mbështetje nga ushtria. Polici e dogji letrën në sy të protestuesve dhe para kamerave. Ishte një gjest që simbolizon ngërçin që ka ngërthyer Venezuelën pas një jave të trazuar që u shqëruar fillimisht me shpresa të mëdha për dezertimin e ushtrisë dhe rrëzimin e Presidentit Maduro.

Situata ka detyruar vendet perëndimore që mbështesin udhëheqësin e opozitës Juan Guaido të shqyrtojnë alternativat e mëtejshme në përgjigje të precipitimit të situatës politike dhe humanitare në Venezuelë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN