MENU
klinika

Nxjerr detaje

Protesta/ Ç’do bëjnë të shtunën? Demokrati zbulon skenarin e opozitës

29.05.2019 - 08:56

“Të shtunën PD do të nisë fushatën e madhe paralel me atë të Partisë Socialiste”, kështu deklaroi ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu teksa ishte i ftuar në ‘News 24’.

Ish-deputeti tha se nuk do të ketë zgjedhje, për faktin se sikurse ai shpjegon nuk mund të quhen zgjedhje nëse nuk ka prani të opozitës.

Pjesë nga debati në studio:

Milo: Mund të bëhen zgjedhje më të mira, ku mund të ketë përfaqësim dinjitoz. Po shkojmë në mënyrë të sforcuar.

Shehu: Nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë dhe nuk mund të ketë.

Vasili: Të jesh kaq pro kaosit është e tmerrshme.

Shehu: Kjo është e bazuar mbi një logjikë.

Vasili: Atëherë lind një pyetje. Nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje pse nuk do ketë zgjedhje.

Shehu: Edhe shefi jot kështu thotë. Problemi është se këta kanë një koncept të gabuar për demokracinë. Ky është me ata që po shkatërrojnë votën e Shqipërisë, traditën shqiptare.

Vasili: Fatmirësisht këtë emision e ndjekin edhe shqiptarët në Greqi dhe e dinë kontributin tim që kam dhënë. Prandaj keni ngelur vetëm.

Vasili: Dëgjojeni këtë. Ismail kadare ka një roman që titullohet ‘Krushqit janë të ngrirë’. Në këtë situatë jeni ju me ndërkombëtarët. Nuk ia jep njeri pushtetin në tavolinë

Shehu: Të shtunën do të thellohet një fushatë e madhe. Do të jetë një lëviizje mbarëpopullore. Do të përpunohet për t’i dhënë ndal bllokimit të demokracisë. Kurrë skemi qenë të dhunshëm, as në momentet më të vështira.

Vasili: Prandaj nuk ju votojnë, dëgjojnë këto dhe nuk ju votojnë.