MENU
klinika

FOTO

Protesta nis me tensione, studentët “i vënë flakën” Ministrisë së Arsimit

22.05.2019 - 12:30

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur protesta e studentëve.

Protesta ka nisur me tensione, pasi një grup studentësh të mbledhur para ministrisë kanë hedhur tymuese, kanë thyer xhamat dhe kanë djegur një grumbull me letra.

Ashtu sikurse edhe në protestat e mëparshme, studentët bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në protestë nuk kanë munguar goditjet ndaj godinës së ministrisë, ku i thyen edhe xhamat.

Kërkesat e studentëve

1-Reduktimi 50% i tarifës së masterit
2-Heqja e tarifave plus për provimet e prapambetura
3-Të mbahet kriteri i gjuhës së huaj dhe të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me një tarifë minimale të përballueshme nga studentët.
4-Rankimi i programeve të studimit
5-Të vendoset paga minimale prej 30 mijë lekë/muaj gjatë periudhës së stazhit për studentët e mësuesisë.
6-Reforma e kurrikulave mësimore.
7-Rritja arbitrare e mesatares pa asnjë konsultim publikm me maturantët.
8-Respektimi i parimit të Procesit të Bolonjës për të drejtat që duhet të kenë studentët e programeve 2-vjeçare postsekondare për të transferuar kredite dhe për të vazhduar studime Bachelor.


9-Zbatimi i ligjit të AL për bursa ose tarifa zero për studentët që ndjekin programe në degë prioritare: IT, Gjeologji-Miniera, Inxhinieri mekanike, Energji të rinovueshme, Shkenca bujqësore dhe pyjore, Kimi, Fizikë, Matematike etj.
10-Investime urgjente për kabinete IT dhe laboratorë didaktike në çdo departament për mësimdhënie studentët e Bachelor dhe Masterit.
11-Rritja e peshës së votës studentore në masën 25%.
12-Rritja e përfaqësimit të studentëve në senatin akademik.
13-Anulimi i zgjedhjeve për anëtarin e bordit të administrimit përfaqësues i studentëve në çdo Universitet dhe përcaktimi i një baze ligjore të saktë dhe të qartë mbi kriteret e garës.
14-Rritja e pagave të pedagogëve.