Opozita do të organizojë protestën e radhës ditën e sotme në orën 18:00 me qëllim krjimin e një qeverie tranzitore.
Qytetarët janë thirrur nga opozitarët të protestojnë sot në 18:30 përpara kryeministrisë.
Sipas informacioneve, opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa në përgjigje policia e Tiranës, ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30.
Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.
Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.
Gjithashtu, efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundragaz Në dyert e Kryeministrisë janë vendosur tela me gjemba, ndërsa parlamenti është rrethuar nga gardhi metalik.
Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për t filmuar cdo person të dhunshëm apo që cenon rendin publik.
Turmat do të monitorohen nga godinat e larta,nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.
Në gadishmëri do të qëndrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor.