MENU
klinika

Ish-ambasadori i OSBE në Shqipëri

Protestat në Shqipëri/ Bosch apel politikanëve: Punoni për popullin!

21.05.2019 - 19:55

Ish-ambasadori i OSBE në Shqipëri, politikani holandez Robert Bosch ka folur pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla.

Ai ka folur për situatën në Shqipëri dhe protestat, për të cilat tha se krijojnë një imazh të keq për vendin.

Gjithashtu ai tha se qeveria akuzohet për bashkëpunim me krimin.

“Protesta të mëdha në Shqipëri sepse njerëzit janë të zhgënjyer nga qeveria, e cila akuzohet se bashkëpunon me krimin e organizuar.

Kështu thonë njerëzit që protestojnë. Por protestat krijojnë imazh të keq. Disa janë skeptikë për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, tha ndër të tjera Bosch, një politikan me influencë në Holandë dhe kryetar i shoqatës shqiptaro-holandeze.

Ai i bëri apel politikanëve shqiptarë të shohin dhe punojnë për popullin.

“Ju lutem punoni për shqiptarët jo për partitë tuaja por për shqiptarët”, tha Bosch.