MENU
klinika

Marshimi i opozitës

Protestuesit e opozitës thyejnë xhamat tek Drejtoria e Policisë

13.05.2019 - 20:57

Prej gati dy orësh, opozita vijon protestën kundër qeverisë, e cila vjen dy ditë pas asaj të 11 majit, ku pati konfrontime mes protestuesve dhe policisë.

Pas qëndrimit disa minuta tek Ministria e Brendshme, protestuesit kanë shkuar para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës në shenjë proteste kundër ndalimit të dhjetëra protestuesve të opozitës.

Situata është tensionuar në këto momente, ku protestuesit kanë hedhur molotov dhe kanë thyer xhama në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Në stacionin e fundit të protestës së sotme, tubimet kanë vijuar me hedhje fishekzjarresh dhe flakadanësh. Mbështettësit e opozitës kanë marrë pllaka nga trotuari dhe kanë goditur vazhdimisht xhamat e Drejtorisë.

Me gjithë reshjet e shiut, protestues nga rrethet dhe kryeqyteti janë vijojnë protestën e thirrur nga opozita që sot ishte në formën e një marshimi.