MENU
klinika

"Ka informuar..."

Pse kandidoi në Mat gardistin e 21 janarit? Përgjigjet Rama

14.05.2019 - 14:14

Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, kryeministri Rama foli për herë të parë për vendimin e tij për të kandiduar si kryetar bashkie në Mat, Agron Malajn.

Malaj është ish-gardist, pjesë e grupit të “zjarrit” në ngjarjet e 21-janarit.

Rama tha se Agron Malaj, kryetari i PS-së së Matit ka qenë pjesë e Gardës së Republikë dhe e grupit të “zjarrit”, por sipas kryeministrit ai nuk ka marrë pjesë në shkeljen e ligjit.

Kryeministri tha se ka investiguar për Agron Malajn dhe se ai është nga njerëzit që ka informuar imtësisht për 21 janarin.

Pse keni vendosur në Mat, Agron Malaj, Ish-gardistin e 21 janarit, i shkarkuar nga Tahiri?

Agron Malaj ka qenë pjesë e Gardës së Republikës dhe e atij grupi, por është e provuar katërcipërisht, jo pjesërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment në asnjë shkelje të ligjit.

Dhe juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën por edhe detyrën që para se ti vendosni njerëzit në një kornizë shabllone të investigoni, unë i kam bërë investigimet e mia.

Është e vërtetë që është larguar si shumë të tjerë, por jo për të konfirmuar fajësinë morale, në këtë rast, se penalen e jep gjykata, por për ti dhënë mundësi transparencës së gjithë procesit.

Ka qenë një nga njerëzit që ka informuar imtësisht për 21 janarin, jam shume i qete në këtë drejtim se nuk ka asgjë këtu, nuk është se gjithë dynjaja, edhe këtu edhe në protestë, nuk janë të gjithë ata që vijnë njerëz që janë fajtorë, nuk mund të them kurrë që një pjesë e atyre që ishin edhe para kryeministrisë kur hidhej molotov janë huliganë”, tha Rama.