Në lidhje me kreun aktual të Bashkisë Durrës, kryeministri Rama tha sot se nuk ka dalë asnjë përgjim për Vangjush Dakon.
Sipas Ramës përgjimet janë për grupin kriminal që i referohet kryebashkiakut.
Për Ramën përgjimet kanë dalë në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që ka thënë se këto përgjime nuk janë prova ligjore, por muhabet telefonash.
Dako nuk do të jetë më kandidat. Pranoni akuzat e PD duke mos e rikandiduar zotin Dako, apo është ajo që po përflitet që ju ta lini këtë bashki?
“Më rezulton që kanë dalë përgjime, në thyerje të sekretit hetimor, për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka nja dy referenca, dhe nja dy komunikime që nuk tregojnë asgjë për Vangjush Dakon dhe çuditërisht mes detyrimit karshi opinionit publik për ti dhënë cdo informacion, se nëse del sekreti hetimor, nuk është përgjegjësi e gazetarëve, ama detyrimi është për të ndarë qartë spektaklin dhe informacionin.
Më detyroni të kthehen te përgjimet për të cilat u kërkuar për 24 orë burgosja e Saimir Tahirit, po nuk u nxor asnjë mësim nga fakti që gjithë ajo vorbull në raport me personin që u kërkua të futej në burg rezultoi asgjë sipas prokurorisë së antimafias italiane.
Jurisprudenca e ka nxjerrë me kohë mësimin për të mos e konsideruar provë një përgjim direkt, jo më një muhabet në telefon.
Zëvendësimi i Dakos, qoftë i Sejdinit në Elbasan, jeni të lirë ju ta besoni ose jo, është kërkesë e tyre, prej kohësh, tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme janë shumë.
Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë kur them i dua të 61 bashkitë, po normal, se janë 61 gara, pavarësisht se sot nuk ka në të gjitha, po për sa shkon në garë shkon për të fituar, e dyta, kush është më i mirë se ne në këtë fushë?
Ta themi të vërtetën siç është, më të mirët nuk jemi por kush është më i mirë se ne? ”, tha Rama.