MENU
klinika

Cilat janë 10 detyrat?

“Qeveria Tranzitore”/ Basha prezanton platformën: Pa PD s’ka zgjedhje!

02.05.2019 - 12:23

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur opozitën e bashkuar ashtu sikurse paralajmëroi edhe një ditë më parë.

Në këtë mbledhje po bëhet prezantimi i platformës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Në këtë takim janë mbledhur të gjithë krerët e partive aleatë të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se kjo platformë ka për detyrë krijimin e një Qeverie Tranzitore, e cila sipas tij mund të nxirrte vendin nga kolapsi ku gjendet.

Duhet të sanksionohet përmes një referendumi çdo ndryshim ligjor që do të përbëjë themelet e shtetit të së drejtës.

Jemi në gjendje kolapsi total, s’ka qeveri legjitime. Vetëm 350 metra që këtu polica përdori gaz lotsjellës në shtëpitë ku flinin foshnjet e fëmijët për t’i larguar që aty, duke përdorur dru e dajak ndaj prindërve të tyre që s’donin të iknin pa proces të rregullt ligjor, pa dëmshpërblim.

Prej disa muajsh vijon saga e Unazës së Re ku Rama u kap në vjedhjen e shekullit, jo thjesht për praktikën korruptive por për fitim tenderi nga një kompani fantazëm, për devijimin e projektit të Lanës për të mos u prekur trualli ku do ndërtonte një trafikant droge”,- tha Basha.

Kryedemokrati tha ndër të tjera:

Sot hapim këtë diskutim me ju dhe brenda partive tona. Presim që ky aspekt i rëndësishëm i transformimt, qeveria tranzitore, ky aspekt të pasurohet përmes këtij dialogu.

Sot në ditët dhe javët në vijim presim që këto detyra të kthehen në procese të qarta insitucionale që të garantojmë një proces të ligshëm zgjedhor. Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Zgjedhjet pa të janë farsë.

Ne nuk do lejojmë që krimi të bëjë më zgjedhje në Shqipëri. Do ta mbahen vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e votave”,– vijoi kryedemokrati.

PLATFORMA PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME:


DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LEGJITIMITETI & STABILITETI DEMOKRATIK

• Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit Vendor.
• Zgjedhjet pa standarde dhe të manipuluara hedhin në erë bashkëjetesën demokratike dhe stabilitetin.

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I STABILITETIT DEMOKRATIK

• Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, shtet të së drejtës, integrim europian.
• Përmirësimi i zgjedhjeve mundësoi dy rotacione paqësore politike. (2005 & 2013)
• ODIHR (2009): Zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve të OSBE-së.

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I INTEGRIMIT EUROPIAN

• Progresi në standardet zgjedhore në vitet 2002-2013 kontribuoi për progresin e integrimit europian.
• Përkeqësimi i standardeve zgjedhore në vitet 2015 dhe 2017 riktheu si kusht të BE-së zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

VULLNETI POLITIK

• Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme.
• Legjislacioni nuk mund të zëvendësojë vullnetin e munguar politik.
• Vullneti politik është rekomandimi i parë i çdo raporti të ODIHR-it.
• Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik.

ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE

• Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
• Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.
• Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.

PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE

1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit.
2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore.
3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve.
4. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave.
5. Votimi fiktiv i emigrantëve.
6. Roli i policisë në zgjedhje

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS

• Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë – Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës.
• Në 2015-2017 përfshirja e krimit në marrëveshje me qeverinë u kthye në problem akut zgjedhor.
• Zgjedhjet e Korçës në tetor 2013 provuan shitblerjen e organizuar të votës nga PS. Amnistia nga PS e këtij krimi zgjedhor konfirmoi se shitblerja e votës u bë me mbështetje të qëllimshme politike.
• Për herë të parë, ODIHR-i bëri rekomandim për shitblerjen e votës në zgjedhjet 2015. (rekomandimi 14)
• Zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në shtator 2016 vërtetuan përdorimin sistematik dhe të organizuar të krimit të organizuar me përfshirjen e niveleve më të larta politike (Dosja 184).

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ABUZIMI I BURIMEVE SHTETËRORE

• Zyrtarë të lartë shpërndanë çertifikata për legalizimin e pronës në fushatë.
• Kandidatë të qeverisë përdorën aktivitete dhe burime shtetërore për fushatë.
• Qeveria bëri punësime për qëllime zgjedhore.
• Qeveria përdori ndihmën ekonomike, banesat sociale dhe skemat e tjera të ndihmës.
• Qeveria lejoi përfitime fiskale dhe pronësore në zgjedhje.
• ODIHR: Pati shkelje të parimit të ndarjes së qartë të shtetit nga partitë politike.
(pg 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit, OSBE 1990)
• ODIHR, rekomandim prioritar 3: Qeveria të luftojë abuzimin me burimet shtetërore.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE IDENTIFIKIMI I ZGJEDHËSVE

• Në 2007-ën identifikimi i zgjedhësve shkaktoi krizë politike dhe shtyrje të zgjedhjeve vendore. (Certifikatat)
• Aktualisht, 1.4 milion letërnjoftime të 2009-ës skadojnë më 30 qershor 2019. Kjo prek 90% të zgjedhësve aktivë.
• Qeveria nuk ka marrë masa për pajisjen e 1.4 milion zgjedhësve me letërnjoftime të reja.
• Çmimi i rritur i letërnjoftimeve pengon zgjedhësit e varfër dhe mundëson blerjen masive të votës. Për shtresat në nevojë nuk ka asnjë subvencionim.
• Selektivitet politik duke vonuar letërnjoftimet e zgjedhësve të opozitës.
• Zgjatja e afatit pa ndryshuar datën mbi letërnjoftim, mundëson blerje masive të votës duke u marrë votuesve letërnjoftimin që skadon.
• Pamundësia e verifikimit të letërnjoftimeve me afat të zgjatur mundëson përdorim masiv të letërnjoftimeve të fallsifikuara me 1 përdorim.
• Nevojitet një fushatë rinovimi, masa lehtësuese dhe sistem i besueshëm verifikimi i letërnjoftimeve në qendrat e votimit.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE LISTA E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

• Në zgjedhjet 2000-2003, listat shkaktuan krizë politike, protesta dhe bojkot të opozitës.
• Në vitin 2000 rezultuan 600 mijë dublime, në 2013-ën rezultuan 2 mijë dublime në listat e zgjedhësve.
• Reformat 2004-2013 modernizuan listat dhe zgjidhën problemin.
• Listat nxirreshin automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ndërhyrja manuale është e ndaluar me ligj.
• Regjistri Kombëtar nuk mirëmbahet prej më shumë se 1 viti për shkak të tenderimit korruptiv. Rrezikohet infrastruktura dhe shërbimet.
• Sistemi modern i adresave është themelor për saktësinë afatgjatë të listave. Sistemi i 2004-ës është vjetëruar.
• Tenderi i OSSHEE-së në 2016-ën për adresat është korruptiv dhe i përdorur politikisht. U shpenzuan pa rezultat mbi 5 milion euro.
• U përdorën militantë socialistë për verifikim derë më derë. Rrezik për regjistrim selektiv dhe përdorim partiak.
• Nuk janë regjistruar adresat e të gjithë shtetasve. Baza e të dhënave nuk përdoret nga Gjendja Civile për listat.
• Nuk ka transparencë për databazën e adresave dhe përdorimin e saj. PS zotëronte dhe përdori kopje të paligjshme të saj në fushatën e 2017-ës.


• Zgjedhësit transferohen fiktivisht në qarqe apo bashki me synim manipulimin e rezultatit zgjedhor. (Durrës, Kavajë 2015 – Tiranë 2017)
• Auditët e KQZ-së kanë konstatuar shkelje të rënda dhe manipulime me listat.
• Listat nuk nxirren nga databaza kombëtare, por, në kundërshtim me ligjin, manipulohen manualisht.
• Në dhjetor 2018 listat kishin 270 mijë zgjedhës pa adresë. (me kod “999”)
• Brenda 2 muajsh këta zgjedhës janë “spastruar” në mënyrë të paligjshme me urdhër verbal të Ministrit të Brendshëm.
• Nuk ka asnjë akt nënligjor që ka përcaktuar kriteret, procedurat, afatet dhe organet përgjegjëse.
• Saktësimi i adresës bëhet vetëm derë më derë. Ministria e Brendshme i ka spastruar pa dalë në terren. Kjo përbën manipulim.
• Regjistrimi i zgjedhësve në QV të ndryshme nga vendbanimi faktik i bën listat të paligjshme.
• Paligjshmëria e përpunimit të listave, pasaktësia e adresave, mungesa e transparencës dhe aksesit, sjell si rezultat lista të manipuluara.
• Nevojitet regjistrim i popullsisë derë më derë dhe caktim i adresës zyrtarisht.
• Listat duhet të përpunohen automatikisht dhe në mënyrë transparente.
• Zgjedhësit duhet të regjistrohen vetëm aty ku banojnë faktikisht, siç kërkon
Kodi Zgjedhor.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

• Janë mbi 1 milionë emigrantë në listat e zgjedhësve. Shumica e tyre nuk vjen të votojë.
• Rekordet e zgjedhësve emigrantë abuzohen nga PS për manipulim të zgjedhjeve.
• Shumë emigrantë rezultojnë të kenë votuar pa ardhur fare në Shqipëri.
• Skema me letërnjoftime të fallsifikuara apo korruptimi i komisionerëve përdoren për të mbushur kutitë.
• Sistemi TIMS manipulohet për të përputhur hyrje-daljet në kufi me firmat e fallsifikuara në QV.
• Nevojiten sisteme verifikimi të identitetit në QV dhe hetime para dhe pas zgjedhjeve në sistemin TIMS.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ROLI I POLICISË

• Segmente të politizuar dhe të inkriminuar të Policisë bashkëpunojnë me bandat në zgjedhje.
• Policia mbron, shoqëron dhe mbulon strukturat kriminale që blejnë vota për llogari të PS. Nuk hetohen rastet, hetimet zvarriten ose mbyllen.
• Presionet mbi zgjedhësit në fushatë apo në ditën e votimit nuk hetohen dhe nuk parandalohen.
• Drejtues dhe efektivë të tjerë të policisë marrin pjesë në fushatë.
• Është shfuqizuar baza ligjore që disiplinonte policinë në zgjedhje.
• Politizimi i rekrutimeve në polici e ka kthyer atë në instrument politik zgjedhor.
• Nevojitet një sistem efektiv masash për të pamundësuar përdorimin e policisë dhe për të goditur krimin zgjedhor.
• Vullneti i qeverisë për zgjedhje të lira duhet të përçohet në mënyrë efektive në polici.