MENU
klinika

Debati

Qytetari shpërthen në thirrje/ Rama: Ulu, se nuk jemi këtu për…

29.05.2019 - 11:56

Kryeministri Rama ka prezantuar sot gjatë paradites disa raste që kanë marrë zgjidhje nga platforma “Shqipëria që duam”.

Një ndër rastet ishte dhe i një të moshuari i cili kishte probleme me marrjen e pensionit.

Pasi prezantoi rasti ai bëri thirrje që të votojnë për qeverinë “Rama”, marrë shkas nga zgjidhja e problemit të tij.

Ndërkohë Rama i ka kërkuar që të ulet, pasi sipas tij ë këtë rast nuk janë mbledhur për të kërkuar vota.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Kisha 21 vite që kërkojë të drejtën e pensionit, shkoja gjithmonë te ai institucioni te Rruga e Durrësit më thoshin, ik se nuk e fiton. U ankova të platforma kur më thotë fëmija që e kisha fituar. Faleminderit shumë, ndaj unë them ta mbrojmë ta duam e të votojmë për qeverinë

Rama: Ulu, faleminderit shumë, por këtu nuk jemi për vota, Këtu jemi për të treguar se si platforma funksionon për të dhënë të drejtën që qytetarët nuk e kanë gjetur më parë.